Horrori i vitit

horrorjpg.jpg
Unsplash thanks @Beth Teutschmann

Meqë  ia dolëm mbanë edhe këtë vit, i mbijetuam Halloween-it, festës, maskimeve nga më të ndryshme dhe nga më origjinalet. Ah, po me një palë brirë, një kapele polici apo infermiereje dhe u realizua veshja.

Përtej kësaj, çfarë është shqetësuese apo “horror” është : (ku janë trumbetat) “shqipja”.

Dihet që të kesh thjesht kombësinë shqiptare, i/e lindur/rritur shqiptar/shqiptare nuk të bën domosdoshmërisht njohës të gjuhës amtare. Do thoja që,  turp nëse nuk di të flasësh apo të shkruash gjuhën mëmë, por fundja ky është realiteti. Dihet gjithashtu që nuk është e thënë të kesh qenë apo të jesh student filologjiku, poooooooooor të jesh me profesion gazetar apo të bësh punën e redaktorit dhe të paguhesh mirë për diçka që kaq dukshëm po e bën kaq keq, nuk e di ç’emër t’i vë? Nëse kini eeehhhmmm më falni doja të thoja “keni” eh këto këngët me këto “lyrics” apo tekste, apo vargje apo, mund të gjejmë diçka tjetër….

Për ta bërë më të qartë, në një portal online, të një lloj prestigji të konsiderueshëm, po lexoja një artikull dhe ç’të lexoja:

-Gabime drejtshkrimore pa fund dhe madje nga më banalet të cilat konsistonin në: zanore fundore vend e pa vend, theksoj pa vend etj.

– Gabime gramatikore që sjellin si rrjedhojë fraza pa kuptim. E kuptoj që për disa materiale të caktuara duhet të bazohesh edhe në hulumtime në media të huaja dhe ndoshta duhen përkthyer, por mbi të gjitha duhen përshtatur, një aksion që e ngre përkthimin në një nivel tjetër. Sigurisht nuk mund të pretendoj “shqipërim”, pasi kjo është jashtëzakonisht e vështirë për t’u realizuar, por dinjitet dhe seriozitet pa diskutim që po.

-Gabime sintaksore: në vend të presjes duhej pikë sepse fjalia ka një rrjedhshmëri logjike, nuk është se i vendosim se s’kemi ç’të bëjmë në kohën e lirë. Na kanë thënë duhen dhe hajt po bëjmë sikur po i përdorim, ç’rëndësi ka si dhe ku.

– E fundit mund të duket e parëndësishme, por krijon një efekt pamor që nuk duhet nënvlerësuar, fonti dhe madhësia e shkrimit. Artikulli dukej qartë që ishte një vendosje komponentësh, të marrë ndoshta nga artikuj të tjerë, të lidhur së bashku gati në mënyrë rastësore. Kjo e bën të pamundur për lexuesin të rrokë kuptimin, thelbin e artikullit dhe si përfundim të largohet me një ide të qartë se cilët janë titujt e filmave më të spikatur horror për t’u parë në mbrëmjen e Halloween-it. Titujt e filmave, duhen ndarë me thonjëza, që lexuesi t’i dallojë nga fjalët e tjera në fjali, por mesa duket është një rregull i dalë mode.

Si pasojë e këtij studimi të imtësishëm, e kam të pamundur të ndalem më tepër te cilësia e përmbajtjes.

E ç’të them më?

Po ç’bëtë për Halloween një herë… ? Pa më tregoni?

xoxo #kristinakoti

 

Likes(3)Dislikes(0)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *